Video / Shkelma me shokët dhe pastaj braktis stërvitjen, Nejmar më larg Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2017 | 13:57

Video / Shkelma me shokët dhe pastaj braktis stërvitjen, Nejmar më larg Barcelonës

Situata e brazilianit Nejmar te Barcelona tashëm ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. E përditshmja britanike “Daily Mail’ ka siguruar disa pamje të stërvitjeve të katalanasve në SHBA ku Nejmar përfshihet në një zënkë me shokun e skuadrës, Semedo dhe pastaj braktis stërvitjen.

42C3A12900000578-4738932-Neymar_squared_up_to_Barcelona_team_mate_Nelson_Semedo_after_a_r-a-45_1501234683234

Braziliani ishte i pakënaqur pas një dueli me mbrojtësin dhe u kacafyt me të, i ndarë vetëm nga shokët e skuadrës. Më pas, i nervozuar ai hoqi jelekun stërvitor që mbante veshur, e hodhi atë në tokë dhe braktisi stërvitjen, ndërsa trajneri Valverde shihte i çuditu atë që ndodhte pasi braziliani as nuk denjoi t’i merrte leje për një gjë të tillë.

Kaosi vazhdon me udhëtimin që Nejmar ka planifikuar për një aktiviteti marketingu në Kinë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të kthehet në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, aziatikët janë shumë pranë anulimit të këtij aktiviteti, pasi janë të pakënaqur me faktin se për momentin, ajo që u intereson njerëzve rreth brazilianit janë vetëm zërat e merkatos që e shohin atë drejt kalimit te PSG.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"