VIDEO/ Shkallët e stadiumit bëhen arenë dyluftimi, tifozët rikthehen pas 17 muajsh dhe gjakosin njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2021 | 9:35

VIDEO/ Shkallët e stadiumit bëhen arenë dyluftimi, tifozët rikthehen pas 17 muajsh dhe gjakosin njëri-tjetrin

 Kthimi i tifozëve në stadium pas 17 muajsh mungesë ka shkaktuar një kaos total në kampionatin e futbollit në Kolumbi teksa në ndeshjen midis Santa Fe dhe Atletiko Nacional shkallët e stadiumit u kthyen në arenë dyluftimi mes tifozëve.

perleshje

Pak para fundit të pjesës së parë, një numër tifozësh të Nacional u nisën në tribunën ku ndodheshin kundërshtarët e tyre. Këtu nisi dhe përleshja masive duke çuar dhe në ndërprerjen e ndeshjes. Në videot e publikuara në rrjetet sociale shikohet se si tifozët pushtojnë fushën dhe gjakosin njëri-tjetrin.

Policia e Bogotës doli me një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen duke u shprehur se ka shume persona të plagosur ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Kjo ngjarje ka marrë përmasa të mëdha duke shëmtuar futbollin në mbarë botën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"