VIDEO/ Shkalla bën rolin e heroit, i jep tre pikë të arta Teutës ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 15:25

VIDEO/ Shkalla bën rolin e heroit, i jep tre pikë të arta Teutës ndaj Laçit

Sfida Teuta-Laçi e luajtur ditën e sotme ka përfunduar në fitoren 1-0 të vendasve.

teuta-lacii

Ka qenë një sfidë e rëndësishme për vendasit, që u përpoqën të merrnin trepikëshin. Vullneti nuk iu mungoi, por golin e gjetën vetëm në minutën e 84-t.

Teuta e meritoi këtë fitore, pasi e kërkoi më shumë golin se Laçi, që në këtë takim u shfaq i vakët.

TEUTA 1-0 LAÇI (Shkall 84′)

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi në Durrës, Teuta 1-0 Laci.

90’ Arbitri i katërt akordon 3 minuta shtesë.

84’ Gol Teuta! Qëndërmbrojtësi Shkalla shënon me kokë pas një goditje dënimi.

80’ Një përpjekje e dëshpëruar e Gjeorgjevskit për të goditur me gjysmërofishatë, por goditja e tij ishte shumë e lehtë për portierin e Laçit.

74’ Largohet Rexhinaldo dhe hyn Kallaku në fushë për Laçin.

71’ Dediç provoi nga goditja e dënimit, por nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

70’ Teuta kryen edhe zëvendësimin e fundit. Largohet sulmuesi Latif dhe futet i riu Peqini.

68’ Zëvendësimi i dytë për Laçin. Largohet Nika dhe hyn Xhixha më fushë.

65’ Bilali kërcënon portën e Laçit me një goditje nga jashtë zone, që shkon afër shtyllës.

62’ Largohet nga loja Beqja dhe hyn Hakaj për Teutën.

57’ Laçi kishte një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh me atë Uzunit, por topi u largua nga mbrojtja vendase.

54’ Largohet nga fusha Lajthia dhe hyn Dejvi Bilali.

Fillon pjesa e dytë në Durrës.

Mbyllet pjesa e parë, në Durrës, Teuta 0-0 Laçi.

45’ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

44’ Rexhinaldo ndëshkohet me karton të verdhë.

43’ Rast i artë për Latif, sulmuesi tregohet i pasaktë përpara portës.

42’ Një goditje me kokë nga Rexhinaldo, por ishte e parrezikshme dhe larg portës.

26’ Teuta nis një kundërulm. Alhasan tentoi një goditje të fuqishme, por priti Mocka. Topi shkoi te Amadu, por nuk arriti të godiste saktë ky i fundit.

25’ Uzuni ndalet në mënyrë të parregullt nga Shkalla dhe Laçi fiton një goditje dënimi. Goditje e merr përsipër vetëm Uzuni. Godet ai me forcë dhe topi shkon në duart e Moçkës. I iku nga duart fillimisht, por më pas kontrolloi mirë ai.

23’ Cyrbja ngelet një rrezik i vazhdueshëm për kurbinasit, krosim i tij devijohet nga Lushkja dhe vendasit fitojnë një goditje nga këndi.

16’ Teuta pranë, golit, Beqja kërcënon me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, që përkelëdh shtyllën.

15’ Çyrbja dërgon një krosim në zonë për dy nga shokët e skuadrës, por asnjëri prej tyre nuk arrin ta kontrollojë sferën me kokë.

13’ Faull për Laçin, i shkaktuar nga nr.19 i Teutës, Beqja.

1′ Nis ndeshja në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Moçka, Alhasan, Shkalla, Hrkaç, Gjeorgjievski, Hila, Dediç, Lajthia, Çyrbja, Beqja, Latif. Trajner: Gentian Begeja

LAÇI: Vata, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Eskerda, Lushkja, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"