VIDEO/ Shiu, kaos dhe spektakël në Rusi! Fati i buzëqesh Luis Hemiltonit, piloti britanik arrin fitoren e 100-të në Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 16:59

VIDEO/ Shiu, kaos dhe spektakël në Rusi! Fati i buzëqesh Luis Hemiltonit, piloti britanik arrin fitoren e 100-të në Formula 1

Luis Hemilton rikthehet te triumfi pas më shumë se dy muajsh “agjërim”. Piloti britanik arriti të pozicionohej në vendin e parë në garën e zhvilluar në Rusi.

FANzon2WQAA_OSI

Fati i buzëqeshi Hemitonit, në garën që u dominua për shumë kohë nga Lando Norris, i cili 3 xhiro nga fundi kur reshtjet e shiut pushtuan pistën, bëri një gabim fatal, duke qëndruar me goma të thata në pistë, teksa kjo kokëfortësi i kushtoi pilotit të McLaren, jo vetëm të humbte kryesimin e garës, por që në fund të renditej në vendin e shtatë.

Në podiumin e fituesve në garën e sotme u ngjitën edhe Maks Vershtapen i Red Bull dhe Karlos Sainz i Ferrarit. Kjo ishte fitorja e 100-të në Formula 1 e Luis Hemilton, duke nxjerrë edhe njëherë në pah klasin e tij.

I bllokuar për një kohë të gjatë pas Daniel Riçardos, “Mbreti i Zi” i Formula 1, pasi nisi shiu ndryshoi gomat dhe duke përfituar nga gabimi i Norris, arriti fitoren e pestë të këtij sezoni dhe të 100-tën në karrierë.

FANx0AtVcAE42U_ (1)

PAMORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"