Video/ Shikoni pritjet e Strakoshës, shpëtoi Shqipërinë 5 herë nga goli

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 8, 2018 | 16:26

Video/ Shikoni pritjet e Strakoshës, shpëtoi Shqipërinë 5 herë nga goli

Shqipëria mposhti Izraelin me rezultatin 1-0 në takimin e parë të Ligës së Kombeve të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Goli i Taulant Xhakës në minutën e 55-të i dha avantazhin kuqezinjve, të cilët e nisën kompeticionin e ri me 3 pikë.

41149281_1764718386960716_2098370233113772032_o

Edhe pse golin e shënoi Xhaka, lojtari më i mirë i ndeshjes, padyshim ishte portieri Strakosha. Pritjet e tij vendimtare i siguruan triumfin kuqezinjve. Plot 5 raste të neutralizuara nga Strakosha, të cilat ishin mundësi të pastra për kundërshtarin. Për meritë të gardianit kuqezi, rrjeta e Shqipërisë mbeti e paprekur.

Thomas Strakosha
Rasti i parë në minutën e 5-të, ku Dabur edhe një top të rrezikshëm në zonë, që devijohet nga Naçoe, por ndërhyn Strakosha, duke neutralizuar gjithçka. Rasti i dytë i rrezikshëm në portën e Kombëtares ishte ai në minutën e 30-të,  ku përsëri protagonist ishte gardiani shqiptar. Kajar del i vetëm përballë portierit, po pritja fantastike e Strakoshës, i ka mohuar golin Izraelit. Në minutën e 31-të, Izraelitët provuan më një goditje drejt portës, por përsëri Strakosha pozicional.

bandicam 2018-09-07 21-09-09-981

Padyshim që momenti më drithërues që ngriu për disa sekonda zemrat e shqiptarëve ishte ai i minutës së 41-të, ku Gjimshiti kthen në mënyrë të gabuar një top mbrapa, përfiton Zahavi, i cili falë prekjes vendimtare të Strakoshës, nuk arriti të shënonte. Një rast tepër i pastër, por që për fat të mirë, nuk u finalizua.

Në minutën e 72-të ishte përsëri protagonist Strakosha. Pas një gjuajtje nga distanca, portieri kuqezi është zgjatur mjaft bukur, duke mbajtur portën të paprekur dhe duke dërguar topin në këndore. Plot 5 raste të pastra për skuadrën të pritura nga Strakosha.





www.minuta90.com