VIDEO/ Shikoni momentin epik kur Levandovski duartroket gjuajtjen e vetme në portë të San Marinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 17:34

VIDEO/ Shikoni momentin epik kur Levandovski duartroket gjuajtjen e vetme në portë të San Marinos

Paralel me ndeshjen Hungari-Shqipëri mbrëmjen e djeshme luajtën dhe rivalët tanë në grup Polonia me San Marinon.

gjuajtja

Sfida përfundoi me një triumf të thellë të polakëve, 5-0 duke ruajtur ritmin e Shqipërisë në Grupin I. Sfida ishte totalisht e dominuar nga vendasit që zotëruan 79% të mbajtjes së topit dhe tentuan portën 32 herë.

Por 5 minuta nga fundi, San Marino bëri gjuajtjen e vetme në portën e Polonisë duke provuar një supergol nga distanca. Ky moment ishte epik pasi Robert Levandovski nisi të qeshte nga stoli duke duartrokitur kundërshtarin për ‘sforcon’ e madhe.

Kujtojmë që Shqipëria dhe Polonia do të ndeshen ditën e martë në sfidën jetike që di të na siguronte një vend në fazën play-off të Botërorit ‘’Katar 2022’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"