VIDEO/ Shifra rekord, Salah shënon golin e 100-të në Premier Ligë dhe i vihet pas Drogbas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 18:00

VIDEO/ Shifra rekord, Salah shënon golin e 100-të në Premier Ligë dhe i vihet pas Drogbas

Muhamed Salah ka hyrë në histori të Premier Ligës duke arritur shifrën e 100 realizimeve me fanellën e Liverpulit.

salah

Egjiptiani u bë protagonist duke shënuar golin e parë të redsave në sfidën ndaj Lidsit, duke arritur kështu një rekord personal.

Salah arriti shifrën e 100 golave në Premier Ligës, ku vetëm një lojtar afrikan kishte arritur të kapte këtë shifër më parë, ish-sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba.

43-vjeçari ka shënuar 104 gola me fanellën e Çelsit në 9 vite të kaluara në Londër, por Salah ka kohë që ta thyejë rekordin pasi ka të gjithë sezonin para, ku do t’i merrte fronin një prej lojtarëve më të mirë që është aktivizuar në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"