VIDEO/ Sherri tek derbi Tirana – Partizani, tifozët përplasen me lojtarët e kuq dhe policinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2017 | 21:05

VIDEO/ Sherri tek derbi Tirana – Partizani, tifozët përplasen me lojtarët e kuq dhe policinë

Teksa po luhej derbi i basketbollit, mes Tiranës dhe Partizanit, në sallën sportive Farie Hoti ka shpërthyer një sherr i madh, mes tifozëve dhe basketbollistëve.

tirana partizani basket

Një debat i vogël mes basketbollistëve ka sjellë edhe një shpërthim të tifogrupit “Tirona Fanatics”, të cilët ishin të pranishëm në shkallët e sallës sportive, duke u konfrontuar me lojtarët e kuq. U desh ndërhyrja e policisë që të qetësohej situata, edhe pse ndeshja është ende e ndërprerë. Lojtarët e Partizanit nuk pranojnë të rikthehen në fushë pa u larguar tifozët.

Në videon e publikuar nga “Proçesi Sportiv”, duket momenti i konfrontimit të tifozëve me policinë, dhe lojtarët që drejtohen për në dhomat e zhveshjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"