VIDEO/ Sherri në fundin e pjesës së parë në Teuta-Tirana, gjithçka nisi për një faull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 16:19

VIDEO/ Sherri në fundin e pjesës së parë në Teuta-Tirana, gjithçka nisi për një faull

Në minutën e 46-të të ndeshjes Teuta-Tirana (o-1), pas goditjes së futbollistit Sasraku ndaj portierit Stivi Frashëri, plas një sherr një kufijtë e zonës. Sasraku tenton të shënojë, por gjatë tentativës për të gjuajtur topin, shkakton goditje dënimi ndaj portierit Frashëri, për të cilën ai nuk ishte dakord.

SASRAKU

Pas kësaj sulmuesin bardheblu nuk e kanë mbajtur nervat, teksa ka nisur të përplaset me futbollistët kundërshtarë. Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohet, me sulmuesin që pas përplasjes ka shtyrë me duar Lorenco Avdylin, duke e përplasur atë në tokë. Vangjeli dhe Aleksi janë më aktivët, por në fund gjyqtari nuk merr parasysh asgjë dhe ndëshkon sherrxhinjtë me kartonë të verdhë. Lojtarët e Teutës në fund të pjesës së parë kërkojnë llogari te gjyqtari për rastin e Sasrakut. Të njëjtën gjë bën edhe Kristi Vangjeli.

Momente tensioni ne Tirana-Teuta on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"