VIDEO/ Sherret nuk i ndahen Eldorjan Hamitit, nxjerr një “lumë” me kartonë të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 22:12

VIDEO/ Sherret nuk i ndahen Eldorjan Hamitit, nxjerr një “lumë” me kartonë të kuq

 Eldorjan Hamitit duket se nuk i ndahen sherret në fushën e lojës. Teksa e pësoi vitin e kaluar nga presidenti i Kamzës, këtë herë ai ishte spektator, madje në një sherr që ndodh edhe në arenën europiane.

sllovaki gjeorgji

Hamiti, ishte arbitër kryesor në takimin e 21-vjeçarëve, mes Sllovakisë dhe Gjeorgjisë, dhe asistentë kishte Nertil Bregasin e Denis Agarajn, ndërsa i katërt ishte gjyqtari Kreshnik Cjapi.

Takimi përfundoi me fitoren 3-2 të sllovakëve, por pati edhe momente tensioni. Lokoshvili u ndëshkua me të kuq te gjeorgjianët në minutën e 40-të nga Hamiti, që mori të dytin e verdhë, në momentin që takimi ishte 1-1. Kjo bëri që sllovakët të shënonin 2 herë në pjesën e dytë. Por, në fundin e lojës, edhe sllovakët u ndëshkuan me karton të kuq, dhe u vu barazia numerike në fushë.

bandicam 2019-11-18 21-54-40-319

Në minutat shtesë, pati edhe një përplasje mes dy pankinave, me lojtarët e stafin që nuk i mbajtën nervat, teksa takimi ishte i hapur deri në fund. Nga ky sherr, Hamiti nxorri me të kuq edhe dy lojtarë të tjerë te Gjoergjia, dhe një tek Sllovakia. Gjeorgjia shënoi edhe golin e dytë, por vetëm 3-2. Në fund, Hamiti nxorri 5 të kuq e 9 të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"