VIDEO/ Sherr pas derbit, Albano Aleksi dhe Valentino Murataj zihen për një… flamur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 23:50

VIDEO/ Sherr pas derbit, Albano Aleksi dhe Valentino Murataj zihen për një… flamur

Pas derbit të kryeqytetit, i cili u fitua nga Tirana, nuk kanë munguar trazirat, me lojtarët dhe tifozët e të dyja palëve që patën një përplasje në fushë.

aleksi murataj

Albano Aleksi mori një flamur të ultrasve të Tiranës dhe shkoi ta vendoste në mesin e fushës së “Air Albanias”.

Duket se këtë gjë lojtarët e Partizanit e kanë parë si një mungesë respekti dhe kanë shkuar menjëherë që të flisnin me lojtarin e bardhebluve, teksa Valentino Murataj pati dhe një përplasje me të, ku duket nga pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”.

U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar disi situatën, teksa të pranishëm në fushë ishin edhe tifozët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"