VIDEO / Sherr para duelit, Florian Marku ndez sfidën për titull: Këtu është Shqipëri, mos më rri si gangster!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 19:08

VIDEO / Sherr para duelit, Florian Marku ndez sfidën për titull: Këtu është Shqipëri, mos më rri si gangster!

Florian Marku bëhet gati për duelin e madh të karrierës së tij, sfidën për brezin e kampionit të peshës velter në IBF. Të shtunën ai do të vihet përballë rumunit Maksim Prodan i cili mban brezin dhe do të mundohet t’ia rrëmbejë atë nga duart.

marku prodan

Një duel i veçantë për boksierin shqiptar, i cili ka menduar që të ndezë atmosferën para kësaj sfide. Në prezantimin e sotëm të përballjes që do të zhvillohet në skenën e ngritur në stadiumin e Totenhemit, Marku ka premtuar luftë dhe e ka nisur një të tillë.

Duke dalë në skenë para fotografëve për fotot e rastit, Marku tha: Do ta shohësh, të gjithë do ta shihni. Kam pritur këtë moment gjithë jetën time”. Ndërkohë, kundërshtari i cili ka garuar më parë edhe për ngjyrat e Ukrainës dhe banon në Itali, përshëndeti pikërisht këto dy vende. “Harroje Ukrainën, harroje Italinë, këtu është Shqipëri, këtu është Angli. Do ta dominoj atë dhe do ta shihni”, tha Marku.

Më pas, dy boksierët u vunë përballë njëri-tjetrit dhe në ato çaste Marku shtyu me forcë kundërshtarin. “Mos rri ashtu, mos rri ashtu. Mos më rri si një gangster para meje”, tha Marku teksa e largonin më pas pjesëtarët e stafit të tij për të evituar një përplasje mes dy boksierëve.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"