VIDEO/ Sherr në NBA, ylli i basketbollit serb shtyn pronarin e ekipit kundërshtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 13:07

VIDEO/ Sherr në NBA, ylli i basketbollit serb shtyn pronarin e ekipit kundërshtar

Një incident ka ndodhur në ndeshjen e NBA mes Feniks Sans dhe Denver Nugets, aty ku lojtari serb Nikola Jokiç i Nugets, ka shtyrë presidentin e skuadrës kundërshtare.

jokic

Pas një dyluftimi për topin, Josh Okogie ka përfunduar jashtë parketit duke u rrëzuar pranë tifozëve, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe basketbollisti serb. Jokiç ka tentuar të marrë topin për të rinisur sa më shpejt ndeshjen, por një nga tifozët e kishte në dorë dhe në tentativën për ta marrë, Jokiç ka shtyrë presidentin e Feniks, Mat Ishbia.

Ky incident, ka sjellë edhe reagimin e të pranishmëve të cilët kanë kërkuar edhe dënim për serbin. Jokiç u dënua për një faull teknik për arsye të sjelljes josportive, ndërkohë që mediat bëjnë me dije se mund të pezullohet edhe për ndeshjen e 5.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"