VIDEO/ Sherr masiv në NBA, Lebron Xhejms gjakos kundërshtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 10:24

VIDEO/ Sherr masiv në NBA, Lebron Xhejms gjakos kundërshtarin

Ndeshja mes Lejkërsave dhe Detroit Pistons ka prodhuar një sherr masiv që ka përfunduar me gjakosjen e njërit prej yjeve te Detroit.

gjakosje

Shkak u bë një goditje e yllit Lebron Xhejms kundrejt kundërshtarit Stjuart. Ky i fundit humbi toruan duke mësyrë drejt ylli të Lejkërsave për tu hakmarrë aty për aty.

Në sherr u përfshinë dhe shokët e skuadrës të dy protagonistëve duke shkaktuar një kaos që çoi ndërprerjen e ndeshjes për 6 minuta.

Në fund, Lejkërasat triumfuan me rezultatin 121-116 duke mos u privuar nga incidenti i ndodhur në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"