VIDEO/ Sherr masiv në kampionatin anglez, 17 lojtarë harrojnë futbollin dhe përplasen me njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 17:54

VIDEO/ Sherr masiv në kampionatin anglez, 17 lojtarë harrojnë futbollin dhe përplasen me njëri-tjetrin

Ndeshja e ligës së tretë angleze mes Lejton Orient dhe Northampton ka përfunduar në barazim 1-1, por nuk është kjo pjesa më e rëndësishme e kësaj ndeshje.leyton_orient-northampton

Një episod i ndodhur pak minuta para përfundimit të ndeshjes ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ku lojtarët janë përfshirë në një sherr masiv.

Shkak për këtë është bërë një penallti në minutën e 85’ për Lejton Orient. Pas realizimit të penalltisë, kundërshtarët nuk e kanë pritur mirë këtë moment dhe kanë goditur një nga lojtarët vendas.

Kaq ka mjaftuar që aty të përfshihen futbollistë nga të dyja ekipet. Plot 17 futbollistë janë përfshirë në këtë sherr, teksa arbitri ndëshkoi me karton të kuq vetëm një futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"