VIDEO/ Shënon portieri Selmani në sekondat e fundit, Shqipëria barazon ndaj Bjellorusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 21:00

VIDEO/ Shënon portieri Selmani në sekondat e fundit, Shqipëria barazon ndaj Bjellorusisë

Shqipëria U21 e mbylli në barazim miqësoren e dytë me Bjellorusinë brenda 3 ditësh. Ekipi i Bushit doli me një rezultat 1-1 nga fusha e “Elbasan Arenës”.

Capture

Të parët që kaluan në avantazh ishin bjellorusët, me Bakar që në minutën e 4-t, ndërsa gjithçka është barazuar vetëm në minutën e 93-të, pas një goli të portierit Selmani. Në takimin e para 3 ditëve, Shqipëria fitoi 3-2 ndaj Bjellorusisë.

 

Shqipëri U21-Bjellorusi U21 1-1

GOL: Selmani 93′ / Bakar 3′

 

Formacioni i Shqipërisë: Selmani, Toli, Cake, Tafa, Hysenaj, Shabani, Krymi, Seferi, Sahiti, Çinari, Shefiti. Trajner: Alban Bushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"