VIDEO/ Shënon me të majtën i rrethuar nga mbrojtësit, ish-futbollisti i Shqipërisë shkund rrjetën në Rumani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 18:23

VIDEO/ Shënon me të majtën i rrethuar nga mbrojtësit, ish-futbollisti i Shqipërisë shkund rrjetën në Rumani

Ish-sulmuesi i Shqipërisë Azdren Llullaku vazhdon të tregojë formën e mirë në futbollin rumun. Futbollisti i Konkordias realizoi golin e parë të sfidës me Universitatea Kluzh në minutën e 52-të të takimit të javës së tetë.
Llullaku

Pas një krosimi nga krahu, numri 10 i Konkordias kontrollon topin me këmbën e majtë dhe shënon saktë i rrethuar nga mbrojtësit kundërshtarë.

Llullaku u transferua te Konkordia në gusht të këtij nga Shakhtior Soligorski. Deri tani, ai ka realizuar 4 gola në 7 ndeshje të ligës së dytë rumune.

Llullaku ishte për disa vite pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

llullaku gol on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"