VIDEO/ Shënon gol dhe ndëshkohet me karton të kuq, talenti i Teutës e “tepron” me festimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 19:56

VIDEO/ Shënon gol dhe ndëshkohet me karton të kuq, talenti i Teutës e “tepron” me festimin

Teuta U-19 ka mposhtur minimalisht Butrintin. Tri pikët kanë ardhur jo me pak vështirësi, madje durrsakëve u janë dashur 70 minuta për të gjetur golin.

DASHII

Fermirando Dashi është bërë hero për Teutën, por vetëm një minutë pasi kaloi në avantazh ekipin, u ndëshkua me të kuq, për shkak të festimit të golit, ku pasi dërgoi topin në rrjetë hoqi bluzën dhe kjo nuk u fal nga arbitri i ndeshjes. Sarandjotët luajnë këtë sezon për herë të parë me U-19 në Superiore.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"