VIDEO/ Shënojnë 2 mesfushorët, Juventusi bën detyrën në shtëpi ndaj Bolonjës dhe “hedh vështrimin” nga kreu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:50

VIDEO/ Shënojnë 2 mesfushorët, Juventusi bën detyrën në shtëpi ndaj Bolonjës dhe “hedh vështrimin” nga kreu

Juventusi ka bërë detyrën në shtëpi në sfidën e orën 12:30, duke triumfuar me rezultatin 2-0 përballë Bolonjës së Sinisha Mihajloviç.

1251398359.0

Ishin 2 mesfushorët Artur dhe Mekeni, që me golat e tyre i dhuruar 3 pikë tepër të rëndësishme në kampionat skuadrës së Andrea Pirlos, e cila rikthehet kështu te triumfi pas disfatës ndaj Interit javën e kaluar.

Juventusi

Me këtë fitore Juventusi u ngjit në kuotën e 36 pikëve, teksa ndan vendin e 4-t së bashku me Atalantën. Kujtojmë që kampionat në fuqi të Serisë A kanë 1 ndeshje më pak, teksa aktualisht diferenca me kryesuesit e Milanit është 7 pikë. Sfidën e radhës bardhezinjtë do e luajnë në transfertë ndaj Sampdorias në datën 30 janar.

FT| Juventus-Bolonja 2-0

Artur 15′, Mekeni 71′

FORMACIONET ZYRTARE:

formacioni juves

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"