VIDEO/ Shënoi tripletë në Champions për 45 minuta, shikoni çfarë bën talenti norvegjez në intervistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 14:33

VIDEO/ Shënoi tripletë në Champions për 45 minuta, shikoni çfarë bën talenti norvegjez në intervistë

Sulmuesi vetëm 19-vjeçar i Salcburgut, norvegjezi Erling Braut Haland, u bë protagonist mbrëmjen e së martës, teksa shënoi tripletë ndaj belgëve të Genk, vetëm gjatë 45 minutave të para, me takimin që përfundoi në total 6-2 për austriakët.

haland

Por, mesa duket 19-vjeçari kursehet me fjalët, duke u shprehur më mirë në fushën e blertë. Pas takimit ku mori topin në shtëpi, Haland duke folur për median norvegjeze “Viasport”, përgjigjej shumë shkurt, e kjo gjë vuri në siklet edhe gazetarin.

 Lojtari më i ri që shënon një tripletë për 45 minuta. Si ndiheni?

Ndihem shumë mirë.

Ndonjë gjë më tepër?

Më pyete si ndihesha, dhe unë u përgjigja.

17 gola në 9 ndeshje. Cili është sekreti?

Për të punuar fort.

Pas dy ndeshjes shkoni në “Anfield”. Babai juaj ka shënuar atje. Do shënoni edhe ju?

Shpresoj.

Këto ishin fjalët e djaloshit, që më pas, u duk se filloi të fliste edhe disa fjalë më shumë.

Kualifikim? Pikë së pari, duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës ndaj LASK-ut në ligë, dhe më pas për Liverpulin. Do ishte bukur të ecnim sa më shumë. Të gjithë e pamë Ajaksin vjet, dhe do ishte bukur të jemi Ajaksi i ri. E dimë se ka shumë skuadra të vështira në grup. E vështirë, por çdo gjë është e mundur” – deklaroi Haland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"