VIDEO/ Shënoi pas asistit të Dybalës, Ronaldo puth në buzë sulmuesin argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 17:30

VIDEO/ Shënoi pas asistit të Dybalës, Ronaldo puth në buzë sulmuesin argjentinas

Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Parmën ditën e djeshme, në një ndeshje që ishte më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë. ronaldo dybalaa

Protagonisti kryesor në këtë ndeshje, ishte padyshim, Kristiano Ronaldo, i cili realizoi plot dy herë për ekipin e tij, duke i dhënë një fitore të rëndësishme, që e çon +4 nga Interi i vendit të dytë. Megjithatë një episod i ndodhur pas golit të dytë nga portugezi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Asistin për këtë gol, Ronaldo e mori nga Dibala, me të cilin edhe e festoi golin e shënuar në minutën e 58’. Gjatë festimit, kamerat kanë kapur një moment kur portugezi e puth në buzë Dibalën, ndonëse mund të ketë qenë edhe pa qëllim. Menjëherë kjo ka filluar të bëhet virale në rrjetet sociale, ku të shumtë janë edhe ata që tallen.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"