VIDEO/ Shënoi në barazimin ndaj Napolit, Haland futet në histori. Sulmuesi vazhdon të “çmendë” Europën

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 14:10

Bota LAJMI KRYESOR Të fundit Video

VIDEO/ Shënoi në barazimin ndaj Napolit, Haland futet në histori. Sulmuesi vazhdon të “çmendë” Europën

Erling Haland, sulmuesi norvegjez i Salcburgut vazhdon të shënojë pa pushim këtë sezon në kampionat dhe në Champions. Në sfidën e djeshme ndaj Napolit, sulmuesi nuk ka harruar të vendos vulën e tij, në barazimin 1-1 kundër Napolit.

haland

Haland ka arritur të shënoj ndaj Genkut, Napolit dhe Liverpulit duke shkuar në kuotën e shtatë golave në katër ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi norvegjez është futur në histori me golin që shënoi ditën e djeshme ndaj Napolit, ku sipas “Optas”, ai bëhet lojtari i katërt në historinë  e Ligës së Kampionëve, i cili shënon në katër ndeshjet e para.

I pari që e ka arritur këtë ishte Ze Karlos i Portos, më pas Del Piero dhe në fund Diego Kosta me fanellën e Atletikos se Madridit.

/PANORAMASPORT.AL/



www.minuta90.com