VIDEO/ Shënoi ndaj ish-ekipit të tij, Dunga goditi penalltinë kundër Tiranës pa miratimin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 10:51

VIDEO/ Shënoi ndaj ish-ekipit të tij, Dunga goditi penalltinë kundër Tiranës pa miratimin e trajnerit

Ismail Dunga ishte autori i golit të vetëm për Vllazninë, në ndeshjen miqësore ku shkodranët u mundën 2-1 në kryeqytet nga Tirana. Sulmuesi kenian realizoi përmes një 11-metërshi në minutën e 17- të duke kaluar përkohësisht në avantazh Vllazninë.
dunga
Por lojtari duket se e ka goditur penalltinë pa marrë miratimin e stafit teknik, dhe një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga trajneri Tomas Brdariç, i cili mësohet se është ndalur te ky veprim. Trajneri gjerman kishte caktuar që nga pika e bardhë e penalltisë duhet të godiste Marku, por lojtari nga Kenia ka bërë sipas kokës së tij. Raste të ngjashme i kemi parë edhe në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, ku lojtarët madje kanë pasur mosmarrëveshje edhe në fushë midis tyre se cili duhet ta godasë 11-metërshin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"