VIDEO/ Shënoi gol me Shpresat, portieri Selmani si në ëndërr: Më kërkoi Bushi të dilja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 9:37

VIDEO/ Shënoi gol me Shpresat, portieri Selmani si në ëndërr: Më kërkoi Bushi të dilja

Gentjan Selmani po kalon një moment të shkëlqyer. Portieri e vulosi dje mbylljen e një sezoni të lodhshëm me një gol, duke dalë nga roli i tij. Pas ndeshjes, Selmani foli për “Panorama Sport”, duke shprehur emocionet e golit dhe komentuar të ardhmen. “Ky ishte goli i parë që shënova nga goditja e këndit dhe ishte një gëzim shumë i madh, për më tepër kur i shërben edhe skuadrës.

selmani

Dalja në sulm te goditja e këndit ishte iniciativa e trajnerit, por edhe unë isha gati për të dalë përpara. Ishte një parandjenjë që mund të shënoja kur shkova në zonë dhe për fat të mirë ashtu ndodhi dhe me ndihmën e Zotit”, ka thënë fillimisht 20- vjeçari, i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Laçin.

Pritet që ai të largohet nga kurbinasit, por vetë Selmani, i pyetur për të ardhmen, sqaroi: “Po përjetoj një moment të mirë dhe duke u stërvitur mirë dhe nga mundësitë që po më jepen për të luajtur, ku jam thirrur nga Kombëtarja A dhe te Shpresat.

Capture

Unë jam munduar të jap më të mirën, sepse fanella e vendit tënd është e shenjtë për ne dhe synimi ynë është të jap gjithnjë më të mirën. Nuk di çfarë të them për merkaton në fakt, unë kam qenë i fokusuar t ndeshjet. Nga nesër (sot) filloj pushimet dhe me ato punë po merret tjetër njeri. Shpresoj te bëhet më e mira për mua kudo të jem”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"