VIDEO/ Shënoi ndaj Beneventos, Morata me dedikim të veçantë për sulmuesin e Shqipërisë. Shkon te kamera dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:56

VIDEO/ Shënoi ndaj Beneventos, Morata me dedikim të veçantë për sulmuesin e Shqipërisë. Shkon te kamera dhe…

Fati i keq ka ndjekur së fundmi sulmuesin e Kombëtares, Xhakomo Vrioni. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim me Juventusin në frakturë të fibulës në këmbën e djathtë.

MORATA PER VRIONIN

Për këtë arsye, sulmuesi i Shqipërisë do i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë për disa muaj. Vrioni për shumë kohë ka qenë pjesë e ekipit të parë të Juventusit, aty ka krijuar edhe shoqëri me disa nga titullarët. Një nga shokët e ngushtë te bardhzinjtë për Vrionin është edhe lojtari i momentit te “Zonja e Vjetër”, Alvaro Morata.

Ky i fundit vazhdon të shkëlqejë në këtë fillim sezoni, teksa nuk ndalet së shënuari për Juventusin. Të njëjtën gjë bëri edhe ditën e djeshme ndaj Beneventos dhe për këtë kishte një dedikim të veçantë. Pasi shënon, Morata shkon te kamera dhe ia dedikon golin mikut të tij, Xhakomo Vrionit, teksa i thotë: “Forca mik”. Një gjest i bukur nga spanjolli, që tregon edhe njëherë afrimitetin që ka me futbollistin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"