VIDEO / Shënoi golin “e zakonshëm”, por Broja pushton rrjetin me driblimin te “goli që nuk ishte”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 23:53

VIDEO / Shënoi golin “e zakonshëm”, por Broja pushton rrjetin me driblimin te “goli që nuk ishte”

Armando Broja la edhe këtë të shtunë shenjën e tij në kampionatin anglez të futbollit, duke shënuar për të dytën ndeshje radhazi për Sauthempton. Një gol “i zakonshëm” ai i Brojës, i cili më goditjet diagonale ka treguar se është vdekjeprurës në zonën kundërshtare. Por në rrjetet sociale po qarkullon më shumë një tjetër veprim i sulmuesit, një “thuajse gol” që lindi pikërisht nga këmbët e 20-vjeçarit.

Brojaaa

Në pjesën e parë të takimit, me rezultatin 1-0 për ekipin e Bërnlit, Broja u bë protagonisti i një aksioni spekatakolar. Ai mori si zakonisht topin në krahun e djathtë dhe me dy finte radhazi arriti të shmangte kundërshtarin e tij ndërsa duke rënë në tokë, nisi në mënyrë perfektë pasimin për Redmond në shtyllën e dytë me portën e boshatisur.

Në mënyrë të pabesueshme ky i fundit nuk arriti të devijonte sferën në rrjetë, duke humbur një mundësi të shkëlqyer për të barazuar shifrat në ato momente. Video e aksionit në fjalë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, jo për humbjen e rastit nga Redmond, por për aftësitë e Brojës i cili po tregon se edhe pse shtatlartë, ka aftësi të mira teknike. Por mbi të gjitha, se di të pasojë atëherë kur duhet, jo siç është akuzuar së fundmi se nuk e bën një gjë të tillë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"