VIDEO/ Shënoi golin e parë për Tiranën, shikoni festimin e veçantë të Kalesë. Ja si heq “mallkimin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 8:49

VIDEO/ Shënoi golin e parë për Tiranën, shikoni festimin e veçantë të Kalesë. Ja si heq “mallkimin”

Mesfushori me tipare sulmuese i Tiranës, Elton Kale, ka qenë një nga titullarët fiks të formacionit të Memës këtë sezon, por ende nuk kishte mundur të zhbllokohej.

elton kale

Braziliani gjeti golin e parë këtë sezon me bardheblutë, vetëm në ndeshjen e tetë të sezonit, atë ndaj Laçit ditën e djeshme, që në fund rezultoi vendimtare, duke i dhënë edhe 3 pikë Tiranës.

Goli ishte vërtetë i bukur, pas një goditje me të djathtën që nga jashtë zone, por akoma më i veçantë ishte edhe festimi. 31-vjeçari shkoi në cep të zonës, dhe pasi bëri një gropë në fushë, mori pak nga bari dhe me duar spërkati të gjithë trupin e tij, si për të hequr një lloj “mallkimi”, e për të gjetur akoma më shpesh rrugën e rrjetës këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"