VIDEO/ Shënoi golin e parë në Itali, mesfushori i Bolonjës i kopjon Ronaldos… edhe festimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 22:12

VIDEO/ Shënoi golin e parë në Itali, mesfushori i Bolonjës i kopjon Ronaldos… edhe festimin

Federiko Matielo, shënoi golin e parë për këtë sezon në Seria A, teksa rrjeta e tij, i hapi udhë fitores 2-0 të Bolonjës, në fushën e vet ndaj Romës.

matielo

Por, ajo që ka rënë më shumë në sy nga italiani, ishte pikërisht festimi pas golit. Matielo, bëri disa hapa pas golit me të majtën, dhe kërceu, duke festuar pikërisht si Kristiano Ronaldo. Efekti i kalimit të portugezit në Itali, mesa duket është aq i madh, saqë lojtarët e tjerë po i kopjojnë edhe mënyrën e festimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"