VIDEO/ Shënoi gol portieri, shpërthen dhuna në Superligën kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 18:25

VIDEO/ Shënoi gol portieri, shpërthen dhuna në Superligën kosovare

Pas një periudhe pushimi, rikthehet dhuna në futbollin kosovar. Kësaj herë në Prishtinë në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vellaznimit.

sdsdxcsc

Portieri i Vëllaznimit Altik Muhaxhiri shënoi në minutat shtesë golin e barazimit dhe menjëherë pas këtij momentit një tifoz i Flamurtarit hyri në fushë duke goditur me shufër metalike dy lojtarë të Vëllaznimit. Njëri prej futbollistëve ka mbetur i shtrirë në tokë pas goditjes.

sdvs

Pas këtij veprimi, tifozët e tjerë të Flamurtarit kanë hyrë brenda në fushë duke sulmuar futbollistët e tjerë. Një kaos i vërtetë. Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të normalizohej disi. Mësohet se janë thyër edhe xhamat e autobusit të skuadrës mike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"