VIDEO/ Shënoi 4 gola dhe shpallet njeriu i ndeshjes, Murinjo i prish momentin Son-it: E meriton Kejn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 17:19

VIDEO/ Shënoi 4 gola dhe shpallet njeriu i ndeshjes, Murinjo i prish momentin Son-it: E meriton Kejn

Totenhemi fitoi bindshëm 2-5 në transfertën e Southemptonit. Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishin dy sulmuesit Son dhe Kejn që ishin protagonistët absolutë në këtë fitore.

heung son

Koreani shënoi 4 gola, ndërsa anglezi shtoi një tjetër dhe dha 4 asistet për Son. Në fund të ndeshjes Son u shpall njeriu i ndeshjes, por Murinjo nuk ishte dakord. Teksa sulmuesi Korean po jepte një intervistë pas takimit, trajneri portugez i afrohet dhe i thotë: Herri Kejn është njeriu i ndeshjes.

Sigurish me shaka, pasi Son mori topin në shtëpi pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"