VIDEO/ Shënohej dy vite më parë, UEFA “zgjohet” me “perlën” e Milot Rashicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 10:36

VIDEO/ Shënohej dy vite më parë, UEFA “zgjohet” me “perlën” e Milot Rashicës

Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë dhe më të rëndësishëm te Kosova, teksa mungesa e tij është ndjerë shumë në ndeshjet e fundit të “dardanëve”.

rashica milot

Futbollisti shkëlqen gjithmonë kur është me fanellën e Kosovës, njëjtë siç bënte para dy viteve, ku shënonte një perlë të vërtetë. Më 14 tetor të 2018-ës, Rashica shënonte një “perlë” ndaj Ishujve Faroe, teksa me një gjuajtje nga një distancë e largët, ia arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Pikërisht këtë gol të shënuar nga Rashica, UEFA e ka sjellë në mendjen e të gjithëve, duke e postuar që në mëngjes, para edhe një ndeshje të rëndësishme të Kosovës, siç është ajo ndaj Greqisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"