VIDEO/ Sheikët debutojnë me humbje, Totenhemi mposht mes vuajtjesh Njukasëllin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 19:57

VIDEO/ Sheikët debutojnë me humbje, Totenhemi mposht mes vuajtjesh Njukasëllin

Totenhemi ka arritur të marrë një fitore të vuajtur 2-3 përballë Njukastëllit në javën e tetë të Premier Ligës.

totenhemi

Spërsat e panë veten në disavantazh pas vetëm 2 minutash lojë, ku Uilson dërgoi në avantazh vendasit. Për brenda pjesës së parë, Totenhemi përmbysi gjithçka duke shënuar tre herë me Ndombele, Kejn dhe Son.

Në minutat e fundit të takimit, Njukastëll ngushtoi diferencën me autogolin e shkaktuar nga Dajer, por vetëm kaq, sheikët debutojnë me humbje në sfidën e parë në Premier Ligë dhe kjo do të jetë gjithashtu ndeshja e fundit për trajnerin Stiv Brus që është shkarkuar para 1 jave, por u la në stol për këtë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"