VIDEO/ Shehi si Konte, Kukësi bie në “shtëpinë” e trajnerit, Skënderbeu iu shuan ëndrrën titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 0:45

VIDEO/ Shehi si Konte, Kukësi bie në “shtëpinë” e trajnerit, Skënderbeu iu shuan ëndrrën titull

Rikthim në shtëpi me humbje! Ndeshja luhet pa tifozë, për herë të parë. Ndaj skuadrës me të cilën beri histori, ai e sfidoi për herë te parë si kundërshtar në stadiumin ku dikur ishte idhull! Dhe humbi! 

Skenderbeu - Kukesi

 

Madje një humbje që e largon ndjeshëm drejt titullit! Nuk e kemi fjalën për Konten dhe për disfatën e tij dhe në Torino… E kemi fjalën për Shehin, që koincidenca i rezervoi rrethana shume të ngjashme me ato të Kontes dje…

Skenderbeu

Kukësi u mposht me rezultatin 2-1 në një ndeshje dramatike sa i përket zhvillimeve për 90 minuta, por që mund të rezultojë fatale në rrugën drejt titullit…

FT: SKËNDERBE-KUKËSI 2-1

Bregu 24′, Dita 33′  / Ethemi 40′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90+1′ I pafat Krista Abazaj. Futbollisti i Kukësit provon me një predhë nga jashtë zonës, topi ka shkuar mbi kuadrat.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Korçarët shpërdorojnë shumë në këto minuta të fundit. Sërish Bregu dhe Krasniqi portagonistë.

86′ E pabesueshme çfarë shpërdron Skënderbeu. Bregu dhe Krasniqi nuk arrin të shënojnë duke sfumuar një mundësi të artë.

84′ Meksi ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha e lojës Bruno Dita, vendin e tij e zë Ndeki.

75′ Pranë golit të tretë Skënderbeu, pas një aksioni të shkëlqyer. Meksi serviri në afërsi të pikës së penalltisë për Bregun, por gjuajtja e vlonjatit, nuk ishte e duhura, duke shkuar jashtë kuadratit.

74′ Valon Ethemi është i ndëshkuari i dytë i sfidës për një faull në mesfushë.

70′ Skënderbeu bën zëvendësimin e parë. Trajneri Daja largon nga fusha Mensah dhe aktivizon Krasniqin.

68′ Fantasik Enea Koliçi i ka mohuar një gol të sigurt Krista Abazajt, duke bërë një pritje shpëtimtare, teksa e ka dërguar rrezikun në këndore.

67′ Pranë golit Kukësi me Kuper, gjuajtja e sulmuesit brenda zonës është ndalur nga Koliçi.

61′ Bregu gjen sërish rrugën e rrjetës, por nuk vlen goli, pasi anësori Çokaj sinjalizon pozicion jashtë loje. Nuk është dakord me këtë vendim vlonjati.

56′ Traversa i mohon golin e barazimit skuadrës së Kukësit. Gjuajtja e Abazajt nga goditja e dënimit u stampua në traversën e portës së mbrojtur nga Koliçi.

49′ Pranë golit të tretë Skënderbeu me Pëllumbin, gjuajtja e mbrojtësit me kokë nga brenda zonës, ka shkuar mbi kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë. Shehi kryen zëvendësimin e parë, largohet Gavazaj në fushë Kuper.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ GOOOOOL KUKËSI 2-1/ Fantastik Valon Ethemi, i cili me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës, i ka shtangur të gjithë duke e dërguar topin në cepin e portës së Koliçit. Rihapet kështu sfida në Korçë. 

33′ GOOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Tronditet skuadra e Orges Shehit. Korçarët shënojnë golin e dytë me anë të Bruno Ditës. Një gol me “dhunë” në portën e Xhikës, në tentativën e dytë të mesfushorit, pasi e pari u ndal nga gardiani i Kukësit. 

32′ Kotobelli është i ndëshkuari i parë i kësaj sfide për ndërhyrje të gabuar ndaj Gripshit.

24′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida në Korçë. Bregu kalon në avantazh skuadrën e Ilir Dajës, me një perlë me të djathtën në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Fantastik goli. 

20′ Mundësi e mirë për Kukësin nga krahu i majtë, por Koliçi zotëron topin pa problem.

15′ Momenti më i mirë për Skënderbeun. Dejvi Bregu ka sfumuar një rast të artë, i vetëm përballë Xhikës, vlonjati ka goditur keq, duke ia dorëzuar topin në duar gardianit të portës verilindore.

11′ Skënderbeu kundërpërgjigjet me Mensah, i cili kërcen bukur me kokë pas harkimit të Bregut nga goditja e dënimit, por topi shkon jashtë kuadratit.

8′ Mundësi e shkëlqyer për skuadrën e Kukësit me Eduart Rrocën, gjuajtja e mesfushorit ndalet nga Koliçi në tentativën e parë, ndërkohë që në tentativën e dytë e ka dërguar topin mbi kuadrat.

6′ E para tentativë drejt portës bëhet nga Bruno Dita, gjuajtja e mesfushorit shkon drejt e në duart e portierit Xhika.

5′ Minuta të para me mjaft rritëm në Korçë, me të 2 skuadrat që sulmojnë dhe kërkojnë golin e avantazhit.

3′ Provon të rrezikojë Kukësi nga e djathta me anë të Abazajt, por topi i harkuar nga futbollisti i skuadrës verilindore nuk devijohet nga askush.

1′ Ka startuar sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja

KUKËSI: Xhika, MaliQi, Lulaj, Obanor, Kotobelli, Limaj, Musolli, Gavazaj, Rroca, Et’hemi, Abazaj. Trajner: Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"