VIDEO/ Shehi i pafat në debutim, Kukësi ngec edhe ndaj Vllaznisë dhe shkon -6 nga kreu
Nuk ka shkuar më larg se barazimi pa gola ndeshja e luajt në “Elbasan Arena” mes Kukësit dhe Vllazninë. Verilindorët nuk kanë fituar dot as këtë javë, duke iu larguar edhe më shumë Tiranës kryesuese.
Duhet thënë që ishte një ndeshje me pak raste dhe me pa shënjestër. Shkodranët nuk e goditën asnjëherë kudratin e Xhikës, ndërsa veriorët vuajtën jo vetëm dëmtimin e Shkurtajt, por edhe rastet e shpërdoruara prej Abazajt.
FT| KUKËSI-VLLAZNIA 0-0
Përfundon takimi.
89′ Kukësi pranë golit, por Efremov është i pakalueshëm. Pasim perfekt i Gavazajt, por gjuajtja me kokë e Çemës kontro llohet nga portieri.
81′ Çfarë humbet Vllaznia. Zhunior futet në zonë pasi shmang Teqjen, por e djathta e tij përfundon vetëm mbi kuadrat.
73′ Shkurtaj lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e zë sulmuesi Koper.
70’ Abazja lëshon një perlë nga goditje e dënimit dhe Efremov në trekëndëshin e djathtë largon rrezikun…
59′ Maliqi merr krahun e djathtë dhe pasi kalon dy kundërshtar shërben për Shkurtajn, sulmuesi gjuan në rënie e sipër me të djathtën, por bllokon Efremov.
54′ Rast perfekt për Vllazninë. Gligorov i hedh një top në zonë Zhurniorit, por gjuajtja e brazilianit me kokë shkon jashtë.
46′ Starton pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia reziston ndaj Kukësit.
45′ Dëmtohet Shkurtaj, pas nje nderhyrje me take ne kavilje prej Gligorov.
35′ Sidorenko lëviz bukur në zonë, por e majta e tij është totalisht e gabuar.
33′ Rrezikon Musta me një goditje dënimi në diagonal, por ndërhyrja e Malotës është shpëtimtare.
30′ Rast i mirë për Vllazninë. Krosim brenda zonës, por Sidorenko gjuan fluturimthi duke shpërdoruar një gol të sigurt.
25’ Provon sërish Abazaj me një goditje të fortë nga jashtë zonës, kontrollon gjithçka Efremov, në pozicion.
7′ Perfekt pasimi i Gavazajt në zonë, për Abazaj, i cili gjuan me të djathtën, por mbi traun e portës së Efremov.
1′ Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Kotobelli, Lulaj, Limaj, Musta, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi.
Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Krymi, Gurishta, Hygor, Lika, Sidorenco, S. Junior. Trajner: Mirsad Jonuz.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"