Video / Shaqiri humb garën për golin më të bukur të Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2016 | 13:10

Video / Shaqiri humb garën për golin më të bukur të Europianit

Nuk është Xherdan Shaqiri fituesi i garës për golin më të bukur të Euro 2016. Roveshata e mesfushorit shqiptar që luan për Zvicrën, e realizuar kundër Polonisë, nuk ka triumfuar në votimin e organizuar nga UEFA, pasi vendi i parë i ka shkuar golit të shënuar nga hungarezi Zoltan Gera.

zoltan gera

Mesfushori 37 vjeçar i Ferencvaroshit, realizoi golin e avantazhit në ndeshjen mes Hungarisë dhe Portugalisë në fazën në grupe të turneut, sfidë e përfunduar me shifrat 3-3. Sipas të dhënave të UEFA-s, gjuajtja e tij nga jashtë zonës që mposhti portierin Rui Patricio, ka marrë 32% të votave të përgjithshme.


Në garë, përkrah Geras dhe Shaqirit, ishin edhe perla të tjera të këtij turneu si goli i realizuar nga Robson Kanu kundër Belgjikës, goditja me thembër e Ronaldos ndaj Hungarisë apo edhe gjuajtja e Naingolan kundër Uellsit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"