VIDEO/ Shakhtari e bën të vuajë, por Reali nuk njeh kundërshtar në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 22:53

VIDEO/ Shakhtari e bën të vuajë, por Reali nuk njeh kundërshtar në Champions

Real Madrid kryeson Grupin F me pikë të plota pas tre ndeshjeve të para në Ligën e Kampioneve.

real shakhtar

Madrilenët janë vetëm një fitore larg kualifikimit, pasi kanë mundur me shifrat 2-1 ndjekësit më të afërt të Shakhtar Donjetck. Ekipi i drejtuar nga Karlo Ançeloti shpërdoroi shumë përballë ukrainasve, ndoshta duke e menduar ndeshjen e zgjidhur pas golave të Rodrigo dhe Vinicius.

Por supergoli i Zubkov ktheu në garë ukrainasit të cilët përfituan nga pasaktësia para portës e madrilenëve, për të rrezikuar në fund që t’i afroheshin një rezultati të bujshëm në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, Reali ruajti avantazhin dhe kështu ecën i qetë në një turne ku synon kualifikimin sa më të shpejtë në turin tjetër si kreu i grupit.

Real Madrid-Shakhtar Donjetck 2-1
13′ Rodrigo, 28′ Vinicius / 39′ Zubkov

sdfsdfsdfsdfffffff

FORMACIONET ZYRTARE

sdfsdfsdfsdfdfsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"