VIDEO/ Shahini për “bamirësi”, fal disa herë të verdhin. Ja moviola në Laçi-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 11:00

VIDEO/ Shahini për “bamirësi”, fal disa herë të verdhin. Ja moviola në Laçi-Bylis

Ndeshja e djeshme ka pasur ndërhyrje të rënda në kufijtë e të kuqit, por është fakt që kryesori Shahini ka toleruar disa të verdhë për lojtarët e të dyja skuadrave, nga minuta e parë deri në të 90+2-ën, duke nisur “bamirësinë” me Ndrecën dhe përfunduar me Ignjatoviç:

RA

1’ Ndreca ndërhyn rrezikshëm ndaj Kërçikut duke e goditur në bark me shqelm. Mungon ndëshkimi për mbrojtësin e ballshiotëve, të paktën i verdhë.

14’ Ndërhyrje e ashpër e Xhixhës ndaj Nebihut me takë në kavilje, kryesori e fal. Mungon një i verdhë.

Nderhyrja e Xhixhes on Vidnews.

21’ Portieri Qirko goditet në nofull me bërryl nga Musta në një duel në ajër. Mungon i verdhi për lojtarin e kurbinasve.

Demtimi i Qirkos on Vidnews.

70’ Bytyçi bën një ndërhyrje të ashpër në mesfushë, në kohë vonesë, në këmbën e kundërshtarit, por kryesori e kalon pa ndëshkim. Mungon një i verdhë.

90+3’ Ignjatoviç shkakton penallti me ndërhyrje të gabuar brenda zonës ndaj Spahiut, duke e penguar në aksion goli. Mungon të paktën kartoni i verdhë për kapitenin e Laçit.

Penalltia dhe goi i Bylis on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"