VIDEO/ Sfida e re e Haland i tërbon të gjithë, sulmuesi i Dortmundit tregon pse është më i miri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 18:23

VIDEO/ Sfida e re e Haland i tërbon të gjithë, sulmuesi i Dortmundit tregon pse është më i miri

Prej  gati një muaji, Erling Haland është i dëmtuar dhe ka munguar në 4 sfidat e fundit të Borusias së Dortmundit.

haland

Por mesa duket, norvegjezi është rikuperuar dhe është në superformë. Dortmundi ka shpërndarë një video ku Haland shikohet që hap një sfidë shumë të vështirë.

Shtatlartë norvegjez vendos vertikalisht 3 topa njëri pas tjetrit dhe fillon të godasë një shënjestër në cepin e majtë të portës.

Saktësia e 21-vjeçarit është e frikshme duke treguar dhe një herë që jo kot cilësohet si ndër sulmuesit më të mirë në botë. Pamjet janë bërë virale duke marrë komente të shumta se si Haland arrin të bëjë diçka të tillë pa gabuar qofte edhe një herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"