VIDEO/ Sezon zhgënjyes për Ferrarin, por ja çfarë rekordi vendosën në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 20:48

VIDEO/ Sezon zhgënjyes për Ferrarin, por ja çfarë rekordi vendosën në Brazil

Ky sezon ka qenë tepër zhgënjyes për italianët e Ferrarit. Vetel humbi përsëri përballë Hamiltonit në garën për pilotë, por skuderia humbi edhe në garën për kontrusktorë. Gara e zhvilluar të dielën në Brazil ka pasur një zhvillim të veçantë.

ferrari

Mekanikët e Ferrarit arritën të vendosnin kohën e dytë më të shpejtë në historinë e Formula 1 në “pit stop” për ndërrimin e gomave. Sebastian Vetel ndaloi saktësisht vetëm 1.97 sekonda. Koha e parë më e shpejtë e historisë në bokse është vendosur nga skuderia Uilliams në vitin 2016, kur Masa në garën e Azerbajxhanit ndërroi gomat për vetëm 1.92 sekonda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"