Video / Sevilja shfrenon fantazinë, “rrëmben” në bagazhin e makinës mesfushorin e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 14:40

Video / Sevilja shfrenon fantazinë, “rrëmben” në bagazhin e makinës mesfushorin e Sitit

Pas 4 sezonesh tek Mançester Siti, Jezus Navas rikthehet tek skuadra e Sevijas. Mesfushori spanjoll u largua nga stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në vitin 2013 për t’u bashkuar me Mançester Sitin për 15 milionë paund.

Navas

Por sot ai është rikthyer te klubi ku shkëlqeu për të vazhduar aventurën e suksesshme. Mesfushori 31-vjeçar numëron 393 paraqitje me Seviljan në të kaluarën duke shënua 34 gola. Gjatë eksperiencës në Spanjë, Navas arriti të fitontë 2 Kupa Uefa, 2 Kupa Mbreti, 1 Superkupë Europe dhe Superkupën e Spanjës.

Navas

Për të prezantuar rikthimin e mesfushorit,  klubi spanjoll ka zgjedhur një mënyrë tepër unike, duke sajuar një skemë rrëmbimi. Për më tepër ndiqni videon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"