VIDEO/ Sevilja ia merr dorën ndeshjeve të çmendura, shikoni çfarë bën ndaj Vijarealit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 20:23

VIDEO/ Sevilja ia merr dorën ndeshjeve të çmendura, shikoni çfarë bën ndaj Vijarealit

Pas barazimit 3-3 ndaj Liverpulit në Ligën e Kampionëve, Sevilja ka zhvilluar një tjetër ndeshje të çmendur, por kësaj here ne kampionat. Skuadra e drejtuar nga trajneri argjentinas Berico, mposhti Vijarealin, duke përmbysur epërsinë e dy golave të vendasve në 2-3.

Sevilja

Bakambu në minutën e 19-të dhe Karlos Baka në minutën e 53-të shënuan për Vijarealin, ndërkohë skuadra e Seviljas arriti ta barazonte rezultatin në një interval kohe prej 60 sekondash, ku fillimisht shënoi mbrojtësi Lenglet dhe më pas mesfushori Vaskez. Për t’i dhuruar epërsinë skuadrës bardhëkuqe, mendoi mesfushori argjentinas Ener Banega, i cili goditi saktë nga pika e bardhe duke përmbysur rezultatin.

Me triumfin e sotëm, Sevilja u ngjit në kuotën e 25 pikëve dhe aktualisht mban vendin e 5-të në kampionatin spanjoll.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"