VIDEO/ Serbëve nuk u del e keqja dhe lënë nam në Vjenë, sharje e kore për masakër të shqiptarëve me “ubi, ubi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 23:23

VIDEO/ Serbëve nuk u del e keqja dhe lënë nam në Vjenë, sharje e kore për masakër të shqiptarëve me “ubi, ubi”

Tifozët serbë e përjetojnë çdo humbje kundër Zvicrës në futboll si një humbje përballë shqiptarëve. Kështu ka qenë edhe në natën e të premtes kur përfaqësuesja e tyre është mposhtur 3-2 nga zviceranët dhe është eliminuar nga Botërori 2022.

eeeeeeee

Ata e kanë përjetuar shumë keq këtë sfidë dhe shembulli më i qartë është ai që ka ndodhur në Vjenë. Një grup i madh tifozësh serbë kanë dalë në rrugë pas ndeshjes dhe kanë filluar me thirrje nacionaliste, për të vazhduar më pas me sloganet e dhe koret e fyerjet kundër shqiptarëve.

Të famshmet “ubi, ubi” që kujtonin shumë thirrjet në Beograd në ndeshjen ndaj Shqipërisë, janë dëgjuar në rrugët e Vjenës. “Vritini, masakrojini, që shqiptarët të mos ekzistojnë më”, u këndua nga grupet e serbëve në rrugët e Vjenës ku më pas u përleshën edhe me forcat e policisë austriake.

Një shfaqje e turpshme e një nacionalizmi të sëmurë që ka kaluar çdo cak, duke u kthyer tashmë në qesharak në sytë e të gjithë botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"