VIDEO/ Sekretet e eleminimit nga Champions-i, publikohet sherri i Ronaldos me Kuadradon tek Juvja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 18:28

VIDEO/ Sekretet e eleminimit nga Champions-i, publikohet sherri i Ronaldos me Kuadradon tek Juvja

Juventusi po përgatiet të nxjerrë një dokumentar lidhur me klubin ku do të shpalosen momente dhe prapaskena të panjohura për tifozët. Bardhezinjtë kanë filluar të nxjerrin disa pjesë lidhur me këtë projekt. Në trajlerin e fundit duket një bisedë midis Ronaldos dhe Kuadrados.

bandicam 2021-11-25 18-24-29-047

Videoja është xhiruar gjatë pushimi në ndeshjen Juventus-Porto, të vlefshme për Champions League. ‘Zonja e Vjetër’ po humbiste.

“Le të luajmë më shumë ja dhj….a, ose mos luani fare”, u shpreh Ronaldo.

Në atë moment erdhi Kuadrado i cili u përpoq ta qetësonte.

“Mos u shqetëso , ti duhet të jesh shembull për të tjerët”. Ronaldo iu kthye: “Edhe unë nuk po luaj. Duhet të themi të vërtetën, ky është Championsi dhe duhet personalitet”.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe futboll dashësit mezi po presin të shohin dokumentarin e plotë.

bandicam 2021-11-25 18-24-38-351

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"