VIDEO/ Seferi protagonist absolut në Ukrainë, mund skuadrën kampione dhe shkon në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 21:20

VIDEO/ Seferi protagonist absolut në Ukrainë, mund skuadrën kampione dhe shkon në Europë

Taulant Seferi e ka gjetur veten shumë mirë në Ukrainë dhe sot ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Vorskla Poltavës. Sulmuesi i Kombëtares arriti të shënonte në një ndeshje shumë të vështirë ndaj Shakhtarit në minutën e 32 të takimit.

bandicam 2023-06-04 15-05-34-330

Seferit iu besua një penallti të cilën e konvertoi në gol kundër portierit Piatov. Për Seferin, ky ishte goli i 13 sezonal në 28 ndeshje të luajtur dhe i jep skuadrës së tij kualifikimin për në Ligën e Konferencës.

Pjesa e parë mes Vorsklës dhe Shakhtarit u mbyll me rezultatin 1-0 e në pjesën e dytë, ishte Pavliuk ai që shënoi edhe golin e dytë. Pak minuta para fundit, Bondarenko shënoi golin e vetëm për Shakhtarin që ka fituar titullin kampion në Ukrainë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"