VIDEO / San Hoze mposhtet thellë, por Hyka jep një asist fantastik për golin e nderit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 19:01

VIDEO / San Hoze mposhtet thellë, por Hyka jep një asist fantastik për golin e nderit

Nju Jork Red Bulls ka mundur skuadrën e Sant Hoze Ërthkuejks me rezultatin e thellë 5-1. Në këtë takim, futbollisti i Kombëtares Jahmir Hyka ka qenë në fushë për 90 minuta dhe ka dhuruar asistin në golin e vetëm të ekipit të tij. Shqiptari ka asistuar për Kazaishvilin në minutën e 88-të, për të ngushtuar rezultatin në 3-1.

hyka2

Mirëpo, minuta e fundit dhe ajo e para e kohës shtesë kanë sjellë dy gola të tjerë për vendasit e Nju Jorkut, që e kanë mbyllur sfidën në avantazh të madh. Mesfushori i Kombëtares është duke treguar aftësitë e tij me ekipin e ri, jo vetëm me gola, por edhe asiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"