VIDEO/ Salihi-Xhejms, Skënderbeu thyen Kukësin dhe fluturon në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 15:00

VIDEO/ Salihi-Xhejms, Skënderbeu thyen Kukësin dhe fluturon në krye

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA E 20-të

Skënderbeu nuk është në krizë. Koçarët kanë reaguar mjaft mirë pas humbjes ndaj Vllaznisë fundjavën e kaluar. Djemtë e Mirel Josës kanë mposhtur sot në shtëpi 3-1 Kukësin në një takim të luajtur pa tifozë pasi fusha ka qenë e dënuar.
ndeshjaDelegati i ndeshjes, Uvil Zajmi nuk ka lejuar zhvillimin e ndeshjes në Korçë për shkak se në tribunën kryesore të stadiumit ka qenë një numër i madh tifozësh. Drejtuesit e Skënderbeut detyrohen të nxjerin një pjesë të tifozëve jashtë për të bindur delegatin të fillojë takimin. Ndeshja ka filluar me 6 minuta vonesë.

Sa i përket takimit, korçarët kanë qenë dukshëm më superiorë. Xhejms dhe Salihi janë përshtatur mjaft mirë dhe kanë dhuruar spektakël në sfidën e sotme, pasi edhe golat kanë ardhur nga këmbët e tyre. Fillimisht Salihi në minutën e 11-të i jep epërsinë vendasve.

Xhejms merr një pasim brenda zonës së Kukësit, gjen hapësirën dhe kroson drejt qendrës, aty ku Salihi iu shmanget bukur dy mbrojtësave dhe godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Në avantazh korçarët dhe ndeshja bëhet më interesante.

Në fundin e pjesës së parë Skënderbeu gjen edhe golin e dytë. Latifi niset me shpejtësi përpara, pason te Progni në të djathtë, ky i fundit kroson drejt zonës, largon Memini, por jo si duhet dhe topi shkon te Xhejms. Nigeriani e kontrollon dhe shmang bukur një mbrojtës, godet me qetësi dhe e dërgon në rrjetë. 2-0 dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Kukësi futet në fushë me një tjetër mentalitet. Verilindorët hidhen në sulm për të rihapur sfidën dhe arrijnë të realizojnë. Në minutën e 58-të Emini gjuan në pozicion të prirët drejt portës, Shehi nuk e kontrollon dot topin dhe përfiton sulmuesi kroat Dvornekovic i cili vjen me shpejtësi dhe e shtyn drejt rrjetës. Ngushtohen diferencat dhe takimi bëhet më interesant.

Megjithatë, Skënderbeu nuk stepet dhe gjen shumë shpejt golin e qetësisë. Është i përhershmi Salihi që gjen sërish golin në minutën e 71. Pasim perfekt i Latifit për Salihin që e nxjer krejtësisht të lirë përballë portierit. Bomberi shkodran gjuan dhe e dërgon topin në rrjete. 3-1 dhe gjithçka duket e mbyllur.

Skënderbeu me fitoren e sotme ngjitet në kuotën e 46 pikëve duke marrë vendin e parë në klasifikim me Partizanin që e ndjek me 2 pikë më pak. Nga ana tjetër Laçi mbetet në kuotën e 25 pikëve duke mbajtur vendin e 6 në tabelën e kasifikimit dhe duke marrë humbjen e dytë rradhazi në kampionat.

Goli i Salihit

Goli i Hamdi SalihitSkenderbeu 1 Kukesi 0 NdiqeniLive: http://superligashqiptare.al/live-skenderbeu-kukesi/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on 2016-02-07

 

Goli i Xhejms 

Goli i XhejmsSkenderbeu 2 Kukesi 0 NdiqeniLive: http://superligashqiptare.al/live-skenderbeu-kukesi/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on 2016-02-07

 

Goli i dytë i Salihit

Goli i dyte i Hamdi SalihitSkenderbeu 3 Kukesi 1 NdiqeniLive: http://superligashqiptare.al/live-skenderbeu-kukesi/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on 2016-02-07


MINUTAT:

90′ Radas merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë Skënderbeun me 10 lojtarë.
88′ Salihi provon nga kufijtë e zonës, por pret në dy kohë portieri Koçi.
80′ Korçarët të qetë pas golit të tretë dhe tashmë administrojnë lojën me qetësi.
73′ Zëvëndësim te korçarët, largohet Xhejms në fushë Renatinjo.
71′ GOOOL SKENDERBEU, Hamdi Salihi. Pasim perfekt i Latifit për Salihin që e nxjer krejtësisht të lirë përballë portierit. Bomberi shkodran gjuan dhe e dërgon topin në rrjete. 3-1
59′ Kërcënues sërish Kukësi, Emini pason bukur te Dvornekoviç që tenton me roveshatë, por ka pozicion të parregullt.
58′ GOOOL KUKESI, shënon Dvornekoviç. Emini gjuan në pozicion të prirët drejt portës, Shehi nuk e kontrollon dot topin dhe përfiton sulmuesi kroat i cili vjen me shpejtësi dhe e shtyn drejt rrjetës. Ngushtohen diferencat.
52′ Pranë golit Kukësi, Emini jep një pasim perfekt për Kariokën duke e nxjerrë krejtësisht të lirë para portierit, ky i fundit godet, por e bllokon mjaft mirë Orges Shehi.
50′ Skënderbeu kontrollon lojën, Kukësi përpiqet të sulmojë duke tentuar të rihapë sfidën.
46′ Kukësi e nis pjesën e dytë me ndryshime, hedh në fushë Mario Morinën.
45′ GOOOL SKENDERBEU, shënon Xhejms. Latifi niset me shpejtësi përpara, pason te Progni në të djathtë, ky i fundit kroson drejt zonës, largon Memini, por jo si duhet dhe topi shkon te Xhejms. Nigeriani e kontrollon dhe shmang bukur një mbrojtës, godet me qetësi dhe e dërgon në rrjetë. 2-0.
40′ Goditje kendi për Kukësin, krosim drejt zonës, Malota godet me kokë, pret në pozicion Orges Shehi.
39′ Rrezik në portën e Skënderbeut, Uillian kroson drejt zonës, Arapi në tentativë për ta larguar  për pak sa nuk shkakton autogol.
30′ Flores godet nga distanca, rushton me vështirësi Orges Shehi.
25′ Korçarët administrojnë rezultatin, janë kthyer disi mbrapa dhe qarkullojnë topin.
17′ Spektakël i Skënderbeut. Aksion perfekt, kombinime të bukura mes Salihit dhe Xhejms, ky i fundit del i vetëm përballë portierit dhe godet, por  Koçi i thotë “jo”.
13′ Sërish pranë golit Skënderbeu. Xhejms jep një asisit perfekt për Salihin i cili del i vetëm përballë portierit dhe godet, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
11′ GOOOL SKENDERBEU. Shënon Hamdi Salihi. Xhejms merr një pasim brenda zonës së Kukësit, gjen hapësirën dhe kroson drejt qendrës, aty ku Salihi iu shmanget bukur dy mbrojtësave dhe godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Në avantazh korçarët.
09′ Pranë golit Skënderbeu. Salihi lë një top mbrapa për Prognin, ky i fundit gjuan fort nga jashtë zone, por e devijon portieri në goditje kendi.
08′ Rrëmujë në zonën e Kukësit, Xhejms pason shkurt për Nimagën, ky i fundit gjuan me të majtën, por mbi traun e portës.
02′ Da Silva për Kukësin tenton me një goditje nga distanca, por e lehtë dhe kontrollon Shehi.
01′ Ka filluar takimi, topin e parë e kanë luajtur korçarët.

Skënderbeu – Kukësi 3-1
Golat: Salihi 11′ 71′ , Xhejms 45’/ Dvornekoviç 58′

Skënderbeu: Shehi, Radas, Jashanica, Osmani, Arapi, Progni, Orelesi, Nimaga, Latifi, Xhejms, Salihi;
Trajner: Mirel Josa.
Kukësi: Koci, Memini, Shameti, Malota, Mici, Karioka, Hasani, Musolli, Uilliams, Flores, Emini;
Trajner: K.Duro.
Gjyqtar: Laver Alla

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"