VIDEO/ Salihi vazhdon avazin e vjetër, shënon dopietë në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 16:30

VIDEO/ Salihi vazhdon avazin e vjetër, shënon dopietë në transfertë

Bomberi shkodran Hamdi Salihi nuk ka të ndalur. Sulmuesi 34-vjeçar, ka shënuar dopietë në transfertën ndaj Uacker Insbruk, duke i dhuruar fitoren skuadrës së Naestadt në javën e 5-të të kampionatit.

salihi

Golles hapi serinë e golave në minutën e 14-të për skuadrën e shqiptarit, teksa Salihi në minutën e 37-të dyfishoi shifrat. Vendasit provuan të rihapnin takimin në minutën e 47-të me Kogler, ndërkohë që shkodrani shënoi golin e 3-të për Neustadt në minutën e 75-të, për të vulosur takimin. 6 minuta më vonë, sulmuesi u zëvendësua nga trajneri duke i lënë vendin Kienastit.

Me fitoren e sotme, skuadra e Salihit, u ngjit në kuotën e 8 pikëve në 5 ndeshjes, ndërkohë që ky ishte goli i 3-të për shkodranin në këtë sezon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"