VIDEO/ Salihi dhuron spektakël në Austri, shënon me penallti “alla-Panenka”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 19:31

VIDEO/ Salihi dhuron spektakël në Austri, shënon me penallti “alla-Panenka”

Hamdi Salihi nuk ndalet së shënuari në kampionatin austriak. Sulmuesi shkodran ka realizuar një tjetër gol me skuadrën e tij Nojshtad.

Salihi

Në minutën e fundit të pjesës së parë, 33-vjeçari ka realizuar një super gol me penallti në stilin “alla -Panenka”, duke dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli.

Nojshtadi triumfoi në transfertë ndaj FAC Vien me rezultatin 0-3. Ky ishte goli i 4-t për shkodranin në 5 takime. Salihi u zëvendësua nga trajneri Mahliç në minutën e 76-të.

Skuadra e tij kryeson tabelën e renditjes me pikë të plota dhe me një diferencë +5 nga ndjekësi më i afërt.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"