VIDEO/ Salah vjedh shfaqjen, ‘’magjitë’’ e tij po tërbojnë rrjetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 14:49

VIDEO/ Salah vjedh shfaqjen, ‘’magjitë’’ e tij po tërbojnë rrjetin

Jemi mësuar të flasim gjithmonë për Ronaldon dhe Mesi, por kësaj radhe shfaqjen ka vendosur ta vjedhë ylli i Liverpulit, Muhamed Salah.

salajh

Egjiptiani përveçse të shënojë, di dhe të japë asiste. Këtë e ka treguar më së miri ditën e sotme në sfidën Uatford-Liverpul, ku Salah dha një pas magjike për Mane.

Në minutën e 9-të të takimit, Salah pasoi një top të gjatë me të jashtmen e këmbës të majtë, ndërsa Sane nuk gaboi para portës duke dërguar Liverpulin në avantazh.

Asisti i Salah po bën xhiron e botës duke treguar dhe një herë aftësitë që ka ky futbollist. Ndërkohë në minutën e 54-ët Salah u bë sërish protagonsit duke shënuar një supergol pasi gënjeu tre mbrojtës kundërshtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"