VIDEO/ Sakrificë prej luftëtari të vërtetë! Broja shtrëngon dhëmbët dhe luan i dëmtuar, në rrezik sfidat me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 20:07

VIDEO/ Sakrificë prej luftëtari të vërtetë! Broja shtrëngon dhëmbët dhe luan i dëmtuar, në rrezik sfidat me Kombëtaren

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja është dëmtuar në kavilje ditën e sotme në sfidën qe ekipi i tij Viteshe luajti kundër AZ Alkmarit.

Broja

19-vjeçari në pjesën e parë, në një moment u shtri në tokë teksa stafi mjekësor vrapoi drejt tij. Pas disa minutash ai u çua në këmbë duke çaluar. Lëndimi nuk e pengoi Brojën të luante deri në minutën e 74’ të takimit, i cili doli fusha nga një zëvendësim i detyruar. Një sakrificë prej një luftëtari të vërtetë ajo e sulmuesit shqiptar, për të ndihmuar ekipin e tij.

Shpresojmë që kjo mos të jetë asgjë serioze për lojtarin e Kombëtares, i cili po kalonte një formë fantastike dhe duhet të jetë gati në fund të marsit për Edi Rejën. Skuadra e Vitese arriti ta fitonte ndeshjen me rezultatin 2-1.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"